LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i “Borea Resort” paralajmëron padi për shpifje ndaj Rrustem Berishës

Drejtori i “Borea Resort” paralajmëron padi për shpifje ndaj Rrustem Berishës

Drejtori i projektit “Borea Resort” në Pejë, Val Krasniqi ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga AAK-ja, Rrustem Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur vet Krasniqi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nuk kanë dashur më herët të reagojnë në mënyrë që të mos politizohet projekti.


“Sqarim lidhur me deklaratat e z. Rrustem Berisha dhënë më datën 02.10.2021 për RTK: Projekti Borea është pezulluar nga vendimi i datës 03.10.2019 lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjegjësisht nga Sekretariati Përgjithshëm i Ministrisë. (Më poshtë mund të shihni dhe vendimin) kurse në ditët në vazhdim do të dorëzohet një padi kundër z.Berisha për shpifje dhe fyerje ndaj konsorciumit fitues në lidhje me projektin Borea”, shkruan Krasniqi.

Tutje, ai shtoi se “Duke mos dashur ta politizojmë projektin tonë dhe rrjedhimisht të ndikojmë në vullnetin qytetar në përzgjedhjen e kryetarit të tyre në Komunën e Pejës, ne pritëm deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale për të vepruar ligjërisht kundër të z.Berisha”.

“Mbetemi me shpresë se komuna dhe qeveria do ta çojë përpara këtë projekt të rëndësishëm për ne si dhe për vendin”, shkruan Krasniqi.

Ndryshe, Berisha në fillim të tetorit të këtij viti kishte deklaruar se kompania fituese e tenderit nuk ka dëshmuar se posedon kapacitete për ndërtimin e projektit. /Telegrafi/