Banka Botërore, përmes projekteve të saj në Kosovë, po kontribuon në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përfshirë këtu një fokus të veçantë te të drejtat pronësore.
Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci, në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, ka folur pikërisht për kontributin e Bankës Botërore në zhvillimin e Kosovës dhe mundësitë që ofrohen për qytetarët e saj.
Ai fillimisht shprehu përshtypjet e tij për Kosovën, ku u shpreh se “jam i impresionuar nga ky vend, nga energjia pozitive, nga përkushtimi i njerëzve për të bërë kthesë në këtë vend dhe për ta krijuar një të ardhme më të mirë për vetveten dhe për gjeneratat e ardhshme”.
Paolucci gjithashtu vlerësoi përparimin që ka bërë Kosova që nga shpallja e pavarësisë, duke nënvizuar se, “Kosova ka bërë një rrugë të gjatë drejt shndërrimit në një vend me të ardhura mesatare, duke filluar nga një bazë shumë e ulët.”
Sa i përket rolit të Bankës Botërore, Paolucci gjatë këtij podcasti sqaroi se misioni i saj është të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj për t’i dhënë fund varfërisë dhe për të nxitur prosperitetin.

Ai përmendi programet dhe projektet që janë duke u realizuar aktualisht në Kosovë, përfshirë kreditë e Bankës Botërore që arrijnë vlerën prej rreth 310 milionë dollarësh, dhe theksoi se: “Në këtë moment të veçantë, portofoli ynë i huadhënies, pra kreditë që kemi me qeverinë e Kosovës, me këtë vend, arrijnë vlerën prej pak më shumë se 310 milionë dollarëve dhe kjo në fusha të ndryshme, nga zhvillimi digjital e deri te uji e menaxhimi i burimeve ujore.”
Një nga projektet kyçe është ai i rindërtimit të të dhënave kadastrale, që Paolucci e shikon si një mundësi për të rritur sigurinë e të drejtave pronësore për qytetarët e Kosovës.
Ai theksoi rëndësinë e të drejtave pronësore për përfshirjen sociale dhe financiare, duke deklaruar se, “Kosova ka dalë nga një konflikt disa vite më parë dhe rikonstruktimi i të dhënave kadastrale është një çështje që do ta lehtësojë rindërtimin e strukturës sociale të vendit.”
Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, Massimiliano Paolucci shtoi se të drejtat pronësore janë vendimtare për individët që të bëjnë hapa drejt rrugës së zhvillimit social dhe ekonomik.
“Të drejtat pronësore zakonisht përdoren edhe si një mënyrë që njerëzit ta dëshmojnë identitetin e tyre, të kenë qasje në shërbimet sociale, të shkojnë dhe të kërkojnë kredi në ndonjë bankë”, tha Paolucci në Telegrafi.
Ai gjithashtu shpjegoi përkushtimin e Bankës Botërore në mbështetje të grupeve më të margjinalizuara, si gratë dhe komunitetet jo-shumicë, që shpesh nuk janë të mirëinformuar për të drejtat e tyre dhe për mundësitë që ofrohen.
“Gratë shpeshherë nuk i kërkojnë të drejtat e tyre për pronat , dhe për shkak të kësaj, ato pastaj diskriminohen kur bëhet fjalë për menaxhimin e trashëgimisë së familjeve të tyre. Ose pakicat, ato shpeshherë nuk e kuptojnë pse është e rëndësishme t’i kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe ato kanë të drejta, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të punohet krah për krah për t’i promovuar dhe zbatuar të drejtat pronësore”, u shpreh Paolucci.
Banka Botërore, në partneritet me organizata të shoqërisë civile, si ATRC (Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim), po punon për të siguruar që informacioni të arrijë te ata që kanë nevojë për të, veçanërisht në zonat rurale, nëpërmjet projektit Nisma Për Të Drejtën e Pronës (PIAKOS).
Paolucci theksoi se, me projektin “PIAKOS” ne po përpiqemi të flasim gjuhën e njerëzve të cilëve po mundohemi t’u drejtohemi, kontaktojmë, përkatësisht t’i mbështesim përmes këtij projekti.
Ai bëri thirrje për qytetarët, veçanërisht gratë në zonat rurale dhe ata që mund të ndihen të pasigurt për të drejtat e tyre pronësore, që të përfitojnë nga mundësitë e ofruara nga projekti.
“Ju lutem përfitoni nga kjo mundësi! Kjo mund t’jua ndryshojë jetën! Kjo është një mundësi që ju të kuptoni se keni të drejta dhe t’i ushtroni këto të drejta,” tha Paolucci.

Ky projekt është një nga shumë iniciativat që Banka Botërore ka ndërmarrë në vite për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të luftuar varfërinë në Kosovë, duke ofruar ndihmë financiare dhe asistencë teknike për krijimin e një infrastrukture më të fortë dhe më të qëndrueshme.
Në fund, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut pati edhe një mesazh për të gjithë qytetarët me rastin e festave të fundvitit.
“Dëshiroj t’u uroj të gjithëve festa të qeta dhe të lumtura. Sido që festoni këto festa, shfrytëzoni këtë kohë që të jeni së bashku, që të gëzoni të mirat e përbashkëta dhe shoqërinë me njëri-tjetrin. Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar Vitin e Ri dhe jua dëshiroj të gjithëve të gjitha të mirat”, u shpreh Paolucci. /Telegrafi/
Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria jep detaje për aksionin e fajdes në Prizren – të arrestuarit iu sekuestruan mbi 8 mijë euro dhe një veturë

Burg të përjetshëm për Elvin Kurtoviq për vrasjen në qendrën tregtare “Mavrovasja”

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker