LAJMI I FUNDIT:

Drejtoi veturën në Ferizaj nën ndikimin e alkoolit, dënohet me 6 muaj heqje të patentë-shoferit dhe 200 euro gjobë

Drejtoi veturën në Ferizaj nën ndikimin e alkoolit, dënohet me 6 muaj heqje të patentë-shoferit dhe 200 euro gjobë
Foto: Arkiv

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:50 në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 0.80 %0.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.K (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.


Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori