Serbia asesi nuk po mund të pajtohet me faktin se INTERPOL hoqi nga lista e të kërkuarve kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 17 persona të tjerë, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kishin urdhër-arreste nga Serbia.
Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për “Kosovë dhe Metohi”, Milovan Drecun, ka thënë se INTERPOL-i nuk ka shfuqizuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinaj, por “e bëri të padukshëm për vende të tjera, përveç për Serbinë”.
“Urdhër-arresti është bërë i padukshëm, që do të thotë se Haradinaj mund të shkojnë në Francë apo ndonjë vend tjetër, dhe askush mos ta ndalojë, por në qoftë se vjen në territorin e Serbisë qendrore, nuk do të jetë ashtu”, tha Drecun, duke shtuar se nuk mund të shmanget konstatimi se vendimi i INTERPOL-it është politik.
Sipas tij, vendimi ishte “tmerrësisht tërheq prapa dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës i cili zhvillohet në Bruksel, sepse pas kësaj nuk mund të flitet për pajtimin”, raporton B92, përcjell Telegrafi
“Ky vendim është i dëmshëm dhe shkatërrues për realizimin e drejtësisë, me të diskriminohen viktimat, por edhe shteti i Serbisë, që nuk është në gjendje të zbatojë drejtësinë”, tha Drecun.
Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë më parë se në qoftë se Ramush Haradinaj do të jetë në dispozicion të organeve serbe të sigurisë, ai do të arrestohet, sepse ndaj tij ekziston një urdhër-arrest i gjykatës serbe.
Stefanoviq shtoi se Serbia do t’i kërkojë INTERPOL-it të rishikojë vendimin e saj dhe shprehu besimin se Serbia do të ketë përsëri një urdhër-arrest aktiv, i cili do të jetë i dukshëm në çdo vend të botës.
MUP-i serb më parë kishte njoftuar se Ministria e Brendshme e Serbisë do t’i paraqes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së krimeve të luftës iniciativën që së bashku të apelojnë vendimin e INTERPOL-it, sipas të cilit më nuk është në fuqi urdhërarresti i Serbisë për Ramush Haradinaj dhe 17 personave të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes