Dramë në Holandë: Pengmarrje brenda ndërtesës së një radiostacioni, policia bllokon zonën (Foto/Video)

Mediat botërore raportojnë se në këto momente, është duke ndodhur një pengmarrje në qytetin holandez Hilversum në objektin e një radiostacioni.
Policia kishte hasur në një burrë të armatosur, i cili vazhdimisht i kërcënonte se do të shtie, transmeton Telegrafi.
Raportohet se autoritetet e sigurisë kanë gjetur një thikë në një çantë në rrugë, rreth 50 metra larg ndërtesës ku është duke ndodhur pengmarrja.
Programi i radios 3FM në këto momente është duke u zhvilluar pa probleme, kurse siç raporton NOS një burrë është munduar të futet në ndërtesë duke kërcënuar një çift që gjendeshin brenda ndërtesës së radiostacionit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































