LAJMI I FUNDIT:

Dramë në aeroportin holandez, mbi 500 ambientalistë futen në pistë dhe tentojnë të bllokojnë fluturimet – arrestohen mbi 200 prej tyre

Dramë në aeroportin holandez, mbi 500 ambientalistë futen në pistë dhe tentojnë të bllokojnë fluturimet – arrestohen mbi 200 prej tyre

Mbi 200 aktivistë të GreenPeace dhe Extinction Rebellion, janë arrestuar të shtunën pasdite në aeroportin Schiphol-East në Holandë, nga ku ngriten dhe zbresin aeroplanët privatë.

Sipas zëdhënësit të policisë Marehauz, është numri më i madh i të arrestuarve që ndonjëherë janë prangosur në aeroportin e Schipolit, transmeton Telegrafi.


Për t’i kapur ishin angazhuar qindra ushtarë e policë, kurse demonstruesit janë dërguar në lokacione të ndryshme të aeroportit dhe përreth tij.

Disa prej aktivistëve janë legjitimuar e disa jo, pasi jo të gjithë kishin letërnjoftime me vete.

“E kuptojmë këtë me seriozitet të madh. Gjykata do të merr vendim dhe do të mësojmë se çfarë do të ndodhë me ta”, shtoi zëdhënësi i policisë.

Të shtunën rreth orës 13, ambientalistët u futën në pistë dhe morën pozicionet e tyre tek aeroplanët private për t’i parandaluar të fluturojnë. Disa prej tyre kanë lidhur veten me zinxhirë në aeroplanë.

Aktivistët e GreenPeace u ngjitën në objekte duke përdorur shkallët mobile, 500 prej tyre tentuan të ndalin aeroplanët që të ngritën në ajër. Disa prej tyre vozisnin biçikleta.

GreenPeace në kumtesën e tyre kanë bërë të ditur se janë “të shokuar me dhunën e panevojshme”, ku gjatë arrestimit të aktivistëve është lënduar njëri prej tyre në kokë.

E kryetarja e qytetit Harlemmermeer, Marianne Schuurmans që përfshin aeroportin e Schipolit, ka kritikuar protestën.

“Kjo nuk ka fare lidhje me demonstrata. Ky veprim është i ndaluar, i rrezikshëm dhe i dënueshëm”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori