LAJMI I FUNDIT:

Drama e zhgënjimit

Drama e zhgënjimit

Minitregim nga: Gabriel García Márquez
Përktheu:  Bajram Karabolli

… një burrë, i zhgënjyer nga jeta, u hodh në rrugë që nga kati i dhjetë dhe, teksa binte poshtë, pa nga dritaret intimitetin e fqinjëve, tragjeditë e vogla familjare, dashuritë e fshehta, çastet e shkurtra të lumturisë … të gjitha këto, edhe pse ndodhnin brenda pallatit, ai nuk i dinte, sepse, asnjë lajm për to, nuk kishte arritur kurrë deri te shkallët e përbashkëta, kështu që, në çastin e përplasjes fatale në trotuar, mendimi i tij për botën kishte ndryshuar plotësisht dhe kishte arritur në përfundimin se ajo jetë që po braktiste, përgjithmonë, nga dera e rreme, ia vlente të jetohej.