Tom Felton do të rikthehet në rolin e Draco Malfoy, këtë herë në skenë, në shfaqjen “Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar” në Broadway.

Ky është hera e parë që një nga yjet e filmave origjinalë i bashkohet këtij produksioni skenik, që zhvillohet 19 vjet pas ngjarjeve të sagës kryesore.


Felton do të interpretojë për 19 javë në Teatrin Lyric të New Yorkut, duke filluar më 11 nëntor, shkruan BBC.

Getty Images Aktori Tom Felton në sheshxhirimin e filmit 'Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit' në vitin 2004<br/>

Ai tha se rikthimi në rolin e Dracos është “një moment që mbyll ciklin” dhe theksoi se tani është në të njëjtën moshë me personazhin në shfaqje.

Aktori postoi edhe një video në Instagram ku shfaqet me pamjen karakteristike të Dracos, duke thënë “I frikësuar, Potter?” – një thirrje nostalgjike për fansat.

Producentët e shfaqjes e quajtën këtë rikthim një “moment kulturor të mbushur me emocione”, që do të lidhë brezat e fansave me një histori të dashur.

Shfaqja, që u vu për herë të parë në skenë në Londër në 2016, është një nga më të suksesshmet në historinë e Broadway-t dhe aktualisht luhet edhe në Hamburg, Tokio dhe Londër.

Ndërkohë, Felton ka qenë aktiv në teatër dhe film pas përfundimit të sagës Harry Potter, dhe publikoi edhe librin kujtimor “Beyond the Wand” për përvojën e tij si magjistar i ekranit.

Biletat për shfaqjen do të dalin në shitje më 12 qershor, ndërsa parashitja nis më 10 qershor. /Telegrafi/