Dr. Metë Shatri, kandidati për deputet me numër 92 nga Lëvizja Vetëvendosje, prej vitesh ka treguar respekt dhe mbështetje të vazhdueshme për punëtorët e arsimit, i frymëzuar edhe nga fakti se prindërit e tij kanë qenë pjesë e sistemit arsimor.

Në mbështetje të punëtorëve të arsimit, ishte nënshkruar edhe marrëveshja mes SBASHK-ut dhe Ordinancës specialistike Stomatologjike “DENTLINE”, marrëveshje kjo që vazhdon ende.


Duke shprehur respektin për punëtorët e arsimit, doktor Metë Shatri kishte vizituar selinë e sindikatës dhe në një ceremoni solemne ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zbritje çmimesh të shërbimeve në Ordinancën Specialistike Stomatologjie “DENTLINE”.

“Duke parë punën e angazhimin e prindërve të mi dhe kolegëve të tyre në edukimin e brezave është krijuar te unë respekt i natyrshëm dhe meritor ndaj gjithë pishtarëve të dijes dhe këtë respekt po shpreh edhe duke nënshkruar me kryetarin Jasharaj këtë marrëveshje bashkëpunimi, e cila u siguron gjithë anëtarëve të SBASJK-ut dhe familjarëve të tyre një zbritje të konsiderueshme të çmimeve për shërbimet në ‘DENTLINE’”, ishte shprehur Shatri.

Në marrëveshje e nënshkruar saktësohet se të gjitha punëtorët arsimor që janë anëtarë të SBASHK-ut dhe që posedojnë kartelën identifikuese të SBASHK-ut do të kenë zbritje çmimesh prej 30 % për të gjitha shërbimet në këtë Ordinancë. Kjo zbritje vlen edhe për familjarët e anëtarëve të SBASHK-ut.