LAJMI I FUNDIT:

Dr. Lavdim Berisha përfaqëson Kosovën në Kongresin Ndërkombëtar EFAS në Bruksel

Dr. Lavdim Berisha përfaqëson Kosovën në Kongresin Ndërkombëtar EFAS në Bruksel

Nga data 16 deri më 19 tetor, Dr. Lavdim Berisha mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë së Shputës dhe Kyçit të Këmbës (EFAS), i cili u mbajt në Bruksel.

Ky event prestigjioz mblodhi rreth 750 ortopedë nga e gjithë bota për të diskutuar risitë dhe praktikat më të fundit në fushën e ortopedisë së shputës dhe kyçit të këmbës.

Pjesëmarrja e Dr. Berishës në këtë kongres shënon një moment historik, pasi për herë të parë një përfaqësues nga Kosova mori pjesë me të drejta të plota votimi në proceset vendimmarrëse të EFAS.


Kjo arritje reflekton përparimin e vazhdueshëm të komunitetit mjekësor kosovar në arenën ndërkombëtare dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor në vend.

Gjatë kongresit, Dr. Berisha prezantoi përvojën e tij në trajtimin e patologjive të këmbës dhe kyçit, si dhe u angazhua në diskutime të rëndësishme me profesionistë të njohur ndërkombëtarisht. Pjesëmarrja e tij në procesin e votimit është një dëshmi e besimit dhe respektit që komuniteti ndërkombëtar ka për ekspertizën e tij profesionale.

Dr. Lavdim Berisha u shpreh për këtë arritje:

“Jam i nderuar që përfaqësova Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Pas pranimit si anëtar i kësaj organizate dy vjet më parë në Glasgow, Skoci, pjesëmarrja ime me të drejta të plota votimi në EFAS është një moment i veçantë për mua dhe për komunitetin mjekësor të Kosovës. Ky është një hap përpara drejt njohjes së mëtejshme të ekspertizës sonë dhe rritjes së bashkëpunimit me specialistët evropianë dhe ndërkombëtarë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në Aleancë

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në Aleancë

Siguri
Presidentja Vjosa Osmani në SHBA, diskutime me Google dhe Amazon për zhvillimin digjital të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani në SHBA, diskutime me Google dhe Amazon për zhvillimin digjital të Kosovës

Lajme
Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe

Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe

Lajme
Çfarë po përpiqet të fshehë Serbia, shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar në Kozhle

Çfarë po përpiqet të fshehë Serbia, shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar në Kozhle

Lajme
Novosella: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë

Novosella: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë

Lajme
Pasojat e paktit Rama-Meloni, mediat italiane kryqëzojnë kryeministren

Pasojat e paktit Rama-Meloni, mediat italiane kryqëzojnë kryeministren

Lajme
Kalo në kategori