LAJMI I FUNDIT:

Dosjet e reja në OVL e UÇK përplasin udhëheqësit e kësaj organizate me gazetarët, Haradinaj e Gucati kërkojnë nga mediat që t’i bëjnë publike

Dosjet e reja në OVL e UÇK përplasin udhëheqësit e kësaj organizate me gazetarët, Haradinaj e Gucati kërkojnë nga mediat që t’i bëjnë publike

Në zyret e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot janë dërguar sërish dosje të reja që pretendohet se janë nga Gjykata Speciale.

Kjo është bërë e ditur gjatë një konference për media, ku nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj përmendi edhe emrat e pesë të akuzuarve potencial që përmenden në këtë dosje.


“Me anglishten time të cunguar unë e shoh që është një projekt aktakuzë. Për pesë të akuzuar potencial siç janë Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Po përmenden më shumë këto vende Jabllanicë, Likoc, Bajica e Shalës, Llapashtica, Kleçka, Zllashi, etj”, tha ai.

Gjatë kësaj konference, Haradinaj u konfrontua edhe me gazetarët që ishin prezent, duke kërkuar nga ta që t’i bëjnë publike këto dosje.

“Ju gazetarët jeni për zbulime, urdhëroni.. për mi zbulu duhet mi publiku”, tha Haradinaj, shkruan Telegrafi.

E dikush nga gazetarët i tha se publikimi i tyre është i ndaluar me ligj dhe se për këtë mund të dënohen, Haradinaj pati reagim të ashpër.

“A jom unë forca e katërt a ti, pse përqef nuk po i publikoj, të isha kanë në media e kishe pa. Shtrëngo edhe mos fol…unë i qita emrat edhe 300 vjet burg mi jepni… mos më thuaj qiti ti. Ti je media, je forca e katër e shtetit. Unë ti tregova pesë të akuzuarit potencial”, tha Haradinaj.

E në këtë debat u përfshi edhe kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati fajësoj mediat se në rastin e veteranëve kishin publikuar listat me emra e mbiemra, kurse këto nuk po kanë guxim t’i bëjnë publike.

“Ju jeni ato mediat që i keni bë publike veteranët e rrejshëm me emër e mbiemër, ne na ka ardhur keq me bo padi ndaj mediave se privatësia e çdo personi ruhet, ju keni qit emër e mbiemër edhe nr e letërnjoftim e tash spo jeni në gjendje mi qit emrat e tyre, edhe këta janë shqiptarë…

Ta jepi materialin, hajde lexo… merrni atë guxim të njëjtë sikurse me veteranët”, tha Gucati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori