LAJMI I FUNDIT:

Dosja Panama: Me gjashtë euro kompania Mossack Fonseca do të shpëtonte nga skandali!

Dosja Panama: Me gjashtë euro kompania Mossack Fonseca do të shpëtonte nga skandali!

Gjashtë euro e 13 centë do t’i kishin mjaftuar studios ligjore “Mossack Fonseca” për të shmangur rrjedhjen e 11.5 milionë dokumenteve të skandalit me përmasa botërore.

Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të përditësuar funksionet e platformës “Wordpress”, me të cilën punonte studioja ligjore.


Vetë “Wordpress” ka kryer një analizë që e ka çuar në këtë përfundim.

Pas analizimit të të dhënave teknike, “Wordpress” ka kuptuar se kompania përdorte një version me defekt të aplikacionit “Revolution Slider”.

Dy vjet më parë, ky aplikacion ishte përditësuar, por “Mossack Fonseca” nuk kishte marrë versionin e ri. Kjo neglizhencë e vogël ka bërë që për muaj të tërë faqja e tyre të ishte një shënjestër e lehtë për çdo lloj virusi, i cili jepte akses në arkivin e plotë.

I tërë sistemi i komunikimit digjital pra ka qenë pa mbrojtje të mirëfilltë, shpjegojnë ekspertët. Marrjen e të dhënave e ka lehtësuar edhe fakti që serveri i postës elektronike dhe ai i faqes (www.mossfon.com) drejtoheshin nga i njëjti rrjet panamez (Cable Onda).

Më datë 4 prill, domeni është vënë nën mbikëqyrjen e kompanisë amerikane “Incapsula”, e specializuar në mbrojtjen nga sulmet kompjuterike, e cila në 6 prill e transferoi faqen në serverat e Lower Hutt, në Zelandën e Re. /Shekulli/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori