Ish-miss Kosova, Zana Berisha, po dyshohet nga Prokuroria për shantazh ndaj një biznesmeni nga Prizreni.
Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze.
KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë ku thuhet se prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2023, në intervale të ndryshme kohore, në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Zana Berisha me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot dhe videot personale të tyre familjes së të dëmtuarit.
Tutje në dosje përshkruhet se pasi i dëmtuari dhe e pandehura krijojnë lidhje dashurie, gjatë muajit gusht të vitit 2021 derisa e pandehura kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga i dëmtuari kërkon shumën prej 100 mijë euro për nevojat e saj.Sipas dosjes, kur i dëmtuari nuk ia dërgon shumën e kërkuar dhe kërkon nga e pandehura që të ndërpresin lidhjen e tyre, e pandehura e kërcënon të dëmtuarin se do t’ia shkatërrojë familjen dhe në rrjetin “Instagram”, nga adresa “….” dërgon foto dhe video të tyre personale, disa nga ato me përmbajtje intime, te bashkëshortja, djali dhe shokët e të dëmtuarit.
Tutje sipas Prokurorisë në fillim të vitit 2022, pasi e pandehura kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa i dëmtuari ishte në hotelin “…”, në Prishtinë, aty vjen e pandehura dhe i drejtohet të dëmtuarit “çka të kam bërë ishte vetëm 30 përqind dhe 70 përqind kam gjëra që do të publikoj, ke menduar se ke përfunduar lidhjen por un akoma se kam përfunduar”. Më pas gjatë muajit gusht të vitit 2022 i dëmtuari detyrohet që t’ia bëjë pagesën për blerjen e veturës “Audi Q8” të pandehurës dhe atë në shumën 70 mijë euro, me kërcënime se nuk ia paguan veturën të pandehurës, e njëjta do t’ia prishë dasmën e djalit të të dëmtuarit.
Më tej, më datë 5 shtator 2023, i dëmtuari detyrohet t’ia japë të pandehurës shumën prej 50 mijë euro si kërkesë e të pandehurës për ta mbyllur këtë çështje, dhe i dëmtuari nuk e lajmëron rastin në Polici meqë e pandehura e shantazhon dhe kërcënon duke i thënë se e lajmëron djalin e të dëmtuarit.Po ashtu në shtator të vitit 2022, derisa i dëmtuari ishte duke drekuar së bashku me shokun e tij A.R., në një në Prishtinë, e pandehura kërkon nga i dëmtuari shumën prej nga 5 mijë euro në muaj, që i dëmtuari mos të ketë pasoja në familje.I dëmtuari, sipas Prokurorisë, nga kanosjet se e njëjta do t’i dërgojë përsëri fotografitë dhe videot intime familjarëve të tij dhe do t’ia dëmtonte rëndë nderin dhe autoritetin si dhe do t’ia cenonte rëndë privatësinë, të pandehurës ia jep nga 5 mijë euro në muaj deri në korrik të vitit 2023.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real
Rita Ora e pikëlluar për ngordhjen e maçokut të saj: Lamtumirë anëtarit të vetëm të familjes që gjithmonë na bashkonte të gjithëve
Filmi “Anora” u shpall më i miri në “Critics’ Choice Movie Awards 2025”
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Kamerat kapën atë që tha Taylor Swift pas prezantimit të Beyonce me albumin më të mirë Country Grammy
Kesha dhe Sam Smith shkëlqejnë në Javën e Modës në New York
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti