LAJMI I FUNDIT:

Dosja e plotë e 13 vjeçares që u përdhunua nga i dashuri dhe shokët e klasës, historia nisi në Instagram

Dosja e plotë e 13 vjeçares që u përdhunua nga i dashuri dhe shokët e klasës, historia nisi në Instagram

Është publikuar ditën e sotme dosja e plotë e ngjarjes së rëndë që tronditi opinion publik në vend gjatë ditëve të fundit. Në dosje bëhen publike detaje të reja nga skandali i abuzimit seksual të vajzës 14 vjeçare nga Kavaja.

Ngjarja ka nisur në tetor fillimisht si një bisedë në Instagram për të vijuar më pas me shantazhe të saj pasi djemtë thoshin se kishin një video ku vajza ishte duke kryer marrëdhënie seksuale.

Përdhunimi i 13 vjeçares nga shokët e klasës dhe i dashuri në Shqipëri, pastruesja zbuloi sms-in në telefonin e të birit
Lexo po ashtu Përdhunimi i 13 vjeçares nga shokët e klasës dhe i dashuri në Shqipëri, pastruesja zbuloi sms-in në telefonin e të birit

Kallëzimi është bërë më 29 janar në policinë e Kavajës, nga nëna sa bashku me vajzën e saj, ndërsa më tej tregohet se si ajo ka nisur kontaktet me shokun.

“Ka qenë fillimi i shkollës dhe të nesërmen ajo ka pasur si detyrë të shkruante një ese. Shoku i saj A, me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë, i ka kërkuar që t’i bënte edhe atij një ese dhe për këtë arsye e mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi. Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti se shoku i saj A po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër i ka thënë se e kishte qejf. Pas kësaj e mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej, por ai i ka zënë be vëllain dhe pjesëtarë të tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura ka shpjeguar se me kalimin e ditëve ajo fliste për çdo gjë me A nëpërmjet rrjetit social Instagram ku adresa e të miturit A ka qenë “a” dhe “a7”. Duke qenë se në fillim të muajit tetor 2018 i mituri A kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç, e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do t’i bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë, por donte që të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i është përgjigjur duke i thënë direkt “jo” dhe fillimisht i mituri A nuk ka këmbëngulur, por më pas, çdo 3-4 ditë, ai i kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se: “një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson”.

Duke qenë se i mituri A kishte filluar që t’i rrinte ftohtë të miturës, pas shumë lutjeve, kjo e fundit ka pranuar që të kryenin marrëdhënie së bashku. Në fund të muajit tetor 2018 e mitura ka shkuar së bashku me të miturin A, tek një dyqan që ka qenë dikur bilardo në oborrin e shtëpisë së të miturit H, i cili është edhe shoku i ngushtë dhe shok klase i të miturit A. E mitura dhe i mituri A kanë hyrë brenda në objekt, në të cilin kishte disa gjëra të vjetra (tavolinë, rafte, bilardo), dhe kanë kryer marrëdhënie së bashku. I mituri tjetër H ka qëndruar jashtë (e mitura shprehet se ai ishte jashtë pasi ata nuk e shikonin) duke u siguruar që të mos vinte njeri pasi në shtëpinë e tij, e cila është pranë objektit në fjalë, ndodheshin prindërit. Pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale e mitura dhe i mituri A janë larguar pasi i mituri H kishte frikë se mos vinin prindërit e tij.

Si filluan kërcënimet?

“Pas dy ditësh, i mituri A i ka shkruar në instagram të miturës duke i thënë se shoku i tij H i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij dhe konkretisht shtetasve D, B dhe C. Lidhur me këtë video e mitura ka deklaruar se nuk e ka parë A me telefon në dorë ditën që kanë kryer marrëdhënie dhe për këtë arsye nuk e di se si e kishte bërë videon. I mituri A i ka thënë gjithashtu se shoku i tij H i kishte thënë se ajo duhej të kryente marrëdhënie seksuale edhe me kushërinjtë e tij, në të kundërt do ta publikonin videon në internet. E mitura i ka thënë të miturit A se këtë punë duhej ta zgjidhte ai, por ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte se çfarë të bënte pasi ia kishin marrë videon nga telefoni me pabesi. I mituri H i ka lënë disa ditë afat të miturës për të kryer marrëdhënie me të dhe persona të tjerë, përndryshe do ti nxirrte videon. E mitura i ka thënë vazhdimisht jo dhe ndërkohë fliste në instagram edhe më të miturin A, por ky i fundit i thoshte se nuk kishte çfarë të bënte. E ndodhur në këto rrethana, e mitura ka pranuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale në magazinën (ish-bilardon) e shtetasit H, fillimisht me të miturin A, ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit H dhe C, më pas me të miturin C, ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit A dhe H dhe pasi është larguar i mituri C e mitura ka kryer marrëdhënie edhe me të miturin H, ndërkohë që jashtë qëndronte dhe bënte roje i mituri A.

Në fillim të muajit dhjetor 2018 e mitura vazhdonte komunikimin normalisht në instagram me të miturin A, por më datë 17.12.2018 ky i fundit i ka shkruar se duhej të ndaheshin. Të nesërmen i mituri B i ka shkruar në instragram duke i thënë se donte të kryenin marrëdhënie së bashku dhe se nëse ajo nuk do të pranonte ai do të njoftonte prindërit dhe mësuesen. Më datë 20.12.2018 ajo është ndarë me A dhe pas 2-3 ditësh i ka shkruar në instagram edhe i mituri tjetër H duke i thënë se shtetasit E, shok i ngushtë i tij, i kishte rënë në dorë videoja dhe se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të ai do ta përhapte videon.

Situata e kërcënimeve shkoi edhe më tej

Pas pushimeve të fundvitit, të miturës i ka shkruar në instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie se bashku dhe duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat, mamanë dhe babanë. Pas disa ditësh, po në muajin janar 2019, shtetasi B i ka shkruar në instagram duke i thënë se ai kishte edhe një shokun e tij i cili quhej F dhe që donte të kryente marrëdhënie me të në pallatin e “Bajazitëve”. E frikësuar nga shtetasi B, referuar edhe faktit se ai ishte në klasën e 9-të, e mitura ka kryer marrëdhënie seksuale në katin e shtatë të pallatit me shtetasin F. Pas disa ditësh të miturës i ka shkruar sërish në instagram i mituri B dhe ajo ka kuptuar se videon e kishin shumë djem të klasës.

Plani i djemve për të fituar para më të miturën 

Përpara se të paraqiste kallëzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se djemtë po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do ti jepnin ata pasi të kryenin marrëdhënie seksuale i mituri A do të blinte pajisje lojërash në internet. Pasi e ka pyetur shtetasin A lidhur me ketë fakt ky i fundit e ka pohuar duke i thënë se sapo të blinin pajisjet do ta mbyllnin si muhabet.

Të premten e javës përpara se të bënte kallëzimin penal mësuesja kujdestare, shtetasja M.B., e ka pyetur se çfarë marrëdhënie kishte ajo me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës.

Po kështu të dielën në drekë e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit. E mitura ka deklaruar gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje, edhe pse është tip social dhe e shkathët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori