Dortmund lider i ri në Bundesliga

Mysafirët nga Dortmundi ishin më të mirë nga fillimi, ndërsa djersa e derdhur shpaguhet vetëm pas 26 minutash lojë, kur Mario Gotze zhbllokoi rezultatin për 0-1.
Mario Gotze duke realizuar golin e parë, Foto: AP
Në pjesën e dytë Dortmundi vazhdoi me lojë të mirë dhe ishte përsëri Gotze ai që u përfshi edhe në golin e dytë, pasi që e gjeti të lirë në zonë Lucas Barrios, i cili nuk e pati të vështirë ta shënonte golin e dytë për Dortmundin, për të vënë kështu dhe rezultatin përfundimtar 0-2.
Pas javës së dhjetë është Dortmundi lideri i ri në Bundesliga me 25 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Mainz me një pikë më pak se lideri. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































