LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet në Qeveri peticioni për shpëtimin e Kompleksit të familjes Jashari (Dokument)

Dorëzohet në Qeveri peticioni për shpëtimin e Kompleksit të familjes Jashari (Dokument)

Analisti Jusuf Thaçi, i cili pati nisur një peticion online, përmes të cilit kërkonte veprime urgjente të Qeverisë së Kosovës për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesën në tri institucione të vendit.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se pret që këto institucione do ta trajtojnë seriozisht këtë kërkesë qytetare dhe do të ndërmarrin urgjentisht të gjitha masat për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari.


“Shpresoj që këto institucione do ta trajtojnë seriozisht këtë kërkesë qytetare dhe do të ndërmarrin urgjentisht të gjitha masat për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, Thaçi ka theksuar se nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, ai do ta gjejë një zgjidhje tjetër.

“Nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, atëherë unë personalisht (por besoj edhe shumë qytetarë të tjerë) do të mbetem aktiv derisa të arrihet një zgjidhje afatgjate për Kompleksin e Familjes Jashari”, ka thënë Thaçi .

Lidhur me këtë, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ligji për Kompleksin Memorial në Prekaz, është iniciativë e legjislaturës së kaluar, por që është ndërprerë me ndërprerjen e mandatit të saj, ndërsa thotë se ka kërkuar që ligji në fjalë të riprocedohet me urgjencë.

“Gjendja alarmante e këtij kompleksi dhe mungesa e restaurimit të këtyre objekteve me vlera historike, janë arsye e fortë pse unë kam kërkuar që ky ligj të riprocedohet me urgjencë, në mënyrë që ky kompleks të trajtohet me dinjitet e në përputhje me rëndësinë dhe vlerën që ka. Duke e ditur se jemi ne 10 vjetorin e pavarësisë, dhe duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të opinionit publik, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, besoj qe ky projektligj do ta marrë besimin e deputeteve”, ka thënë Haradinaj./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori