LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet MPJD, publikon kontratën e Gani Jakupit

Dorëzohet MPJD, publikon kontratën e Gani Jakupit

Angazhimi i Gani Jakupit si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel ka nxitur reagim në opinionin publik lidhur me vlerën e pagës së tij.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN Kosova përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka arritur të sigurojë kontratën e Gani Jakupit e cila është lidhur për periudhën qershor 2023 – qershor 2024.


BIRN-it i është ofruar qasje në këtë kontratë pas betejës me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi që të ketë qasje në dokument.

Sipas dokumentit, çmimi i tërësishëm i kësaj kontrate është 90 mijë euro bruto dhe paguhet në 12 këste të barabarta nga 7 mijë e 500 euro.

“Kësti i parë paguhet menjëherë pas lidhjes së kontratës ndërsa këstet tjera më se largu deri në datën 5 të çdo muaji”, thuhet në kontratë.

Por, cilat janë përgjegjësitë dhe obligimet e Gani Jakupit, i cili jeton në Barcelonë të Spanjës, ndërsa merr mbi 7 mijë euro në muaj si konsulent për lobim kryesisht në tri vendet e Beneluksit?

Sipas dokumentit, objekti i kësaj kontrate është ofrimi i shërbimeve të konsulencës, këshillimit dhe aktiviteteve të ngjashme me qëllim të krijimit, zhvillimit dhe përforcimit të imazhit kulturor e mediatik të Kosovës me fokus të veçantë në shtetet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë, Luksenburg).

Ministria e Jashtme thotë që kontrata e Gani Jakupit është e klasifikuar
Lexo po ashtu Ministria e Jashtme thotë që kontrata e Gani Jakupit është e klasifikuar

Ndërsa thuhet se objekt i kontratës është edhe ofrimi i shërbimeve që kryhen herë pas herë në vendet e rajonit për qëllim që të kenë ndikim te gazetarët dhe figurat mediatike, krijuesit e opinionit publik, menaxherët e institucioneve dhe fondacioneve kulturore, drejtuesit e festivaleve, drejtuesit e galerive të artit, sipas specifikimeve në aneksin e kësaj kontrate.

Përveç kësaj, Ambasada në Belgjikë e udhëhequr nga Agron Bajrami, i paguan konsulentit shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe hotelit lidhur me ofrimin e shërbimeve të kontraktuara nga palët.

Jakupi merr përsipër dërgimin e faturave se bashku me një sqarim se për cilin aktivitet janë kryer shpenzime.

Ndërsa neni 5 i kësaj kontrate thekson se palët pajtohen që konsulenti do të ofrojë shërbime të kontraktuara si kontraktor i pavarur.

“Kjo kontratë nuk krijon marrëdhënie pune mes palëve kontraktuese dhe po ashtu konsulenti është ekskluzivisht përgjegjës për pagesën e të gjitha taksave apo tatimeve që mund të jenë të zbatueshme në cilindo juridiksion”, thuhet tutje në kontratë.

Më shumë se një muaj më parë, BIRN-i ka kërkuar qasje në këto dokumente publike në rrugë ligjore, në mënyrë që të shihen përgjegjësitë dhe obligimet e Gani Jakupit si këshilltar dhe të këshilltarëve tjerë potencial.  Pasi që nuk na është ofruar kjo qasje, BIRN ka dërguar ankesë ndaj MPJD-së, te AIP.

Organi përgjegjës Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka kërkuar nga MPJD që t’ia mundësojë BIRN-it këtë qasje.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, pati thënë se për të ditur se çfarë detyrash dhe obligimesh ka Gani Jakupi, duhet të presin derisa të përfundojë projekti, dhe se “nuk e dëmton projektin për t’ju arsyetuar mediave”.

“….Po s’mund të flas për detyrat e tij. Kur u publikua pseudo-skandali me Gani Jakupin, u përdor personaliteti i tij, u përdor projekti që ka për ta shkatërruar projektin sepse disa projekte të caktuara bëhen në suaza të caktuara”, shtoi tutje Gërvalla, në intervistë për KALLXO.com më 16 dhjetor.

“Duhet ta flasim me agjencionin për privatësi atëherë”, tha Gërvalla, kur u pyet nëse do japin qasje. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori