LAJMI I FUNDIT:

Dorëzimi i çmimit shtetëror ‘8 Shtatori’

Dorëzimi i çmimit shtetëror ‘8 Shtatori’

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do të dorëzohet çmimi shtetëror ‘8 Shtatori’ i cili ndahet në fushën e sportit, gjegjësisht për realizimin e sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve të sportit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi për vepër jetësore do të marrë Andon Donçevski, ndërsa çmimet për realizime në fushën e sportit 2016 u ndahen Agim Ejupit, Sasho Popovskit, Dobre Marinkov dhe Foti Gjatovski.


Me rastin e ‘8 Shtatorit’-Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Qeverisë së RM-së i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë do të vendosin lule para përmendores së heronjve në parkun ‘Gruaja luftëtare’. /Telegrafi/