LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet zyrtari i Pentagonit

Dorëhiqet zyrtari i Pentagonit

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump.

John Rood është njëri ndër disa anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, të përfshirë në polemikat rreth Ukrainës, që lirohet nga detyra.


“Do të doja të falënderoja zotin John Rood për shërbimin ndaj vendit tonë, dhe t’i uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, tha në Twitter Presidenti Trump.

John Rood shkruante në një letër drejtuar Presidentit Trump, se “jam vënë në dijeni nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper që ju keni kërkuar dorëheqjen time”.

Rood, zyrtari më i lartë për politikën në Departamentin e Mbrojtjes, certifikoi vitin e kaluar se fushata antikorrupsion e Ukrainës kishte përparuar mjaftueshëm për t’i zhbllokuar asaj ndihmën ushtarake amerikane.

Ai është një tjetër zyrtar i administratës që shkarkohet nga zoti Trump, pas gjyqit në Senat që e liroi presidentin nga akuzat e ngritura prej demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Certifikimi u perceptua si një përpjekje për të minuar argumentin e ekipit mbrojtës të Presidentit Trump gjatë procesit gjyqësor në Senat se presidenti nuk pranoi të zhbllokojë ndihmat nga shqetësimi i korrupsionit në Ukrainë.

Zëdhënësi i Shefit të Pentagonit, Jonathan Hoffman tha se shkarkimi i John Rood i jep Presidentit Trump “mundësinë dhe aftësinë për të pasur ekipin që ai dëshiron të ketë”.

Më 7 nëntor, Presidenti Trump shkarkoi nënkolonel Aleksandër Vindman nga pozicioni i tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasi Vindman dëshmoi para hetuesve të Dhomës së Përfaqësuesve në kundërshtim me dëshirat e Shtëpisë së Bardhë.

U shkarkua gjithashtu vëllai binjak i Vindmanit, Yevgeny Vindman, i cili ishte avokat në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe nuk ishte i përfshirë në seancat për shkarkimin e presidentit së bashku me ambasadorin e SHBA pranë Bashkimit Evropian Gordon Sondland. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori