Dorëhiqet guvernatorja e Bankës Qendrore të Ukrainës


Shefja e Bankës Qendrore të Ukrainës, Valeria Hontareva ka dhënë dorëheqje për shkak të presionit politik.
Hontareva, një reformiiste që ka marrë mbështetjen nga Perëndimi, u ka thënë gazetarëve në Kiev se ajo ja ka dërguar letrën e dorëheqjes, presidentin Petro Poroshenko.
“Mendoj se misioni im është kryer pasi reformat janë zbatuar”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se pasardhësi i saj do të përballet me presionin e njëjtë politik, me të cilin është ballafaquar ajo.
Hontareva ka shtuar se ajo dëshiron që Banka Kombëtare e Ukrainës, të jetë e pavarur nga politika. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































