LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqjen e Haradinajt për shkak të Speciales, Kurteshi e quan “rrenë të kulluar”: Ishte kalkulim mashtrues politik

Dorëheqjen e Haradinajt për shkak të Speciales, Kurteshi e quan “rrenë të kulluar”: Ishte kalkulim mashtrues politik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, dorëheqjen e Ramush Haradinajt, për kinse ftesën nga Gjykata Speciale, e ka quajtur rrenë të kulluar.

Kurteshi në një postim në një llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se arsyetimi i dorëheqjes së Haradinajt për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale është kalkulim mashtrues politik.

“Nëse është i dyshuar, ai ka mbetur i dyshuar. Aq më shumë nëse gjykata apo prokuroria nuk e ka përfunduar punën për shkak tē “heshtjes” së këshilluar. Rreziku për ta ftuar sërish, si “i dyshuar”, madje edhe si të akuzuar, mbetet aktual dhe i pashmangshëm. Prandaj kthimi në postin e dorëhequr pas kësaj loje mashtruese, është vetëm pangopshmëri me zhvatje të buxhetit të shtetit”, ka shkruar Kurteshi.

Postimi i plotë i Kurteshit:

ZHBËRJA E SHTETIT (4) – GËNJESHTRA E HARADINAJT

Dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.

Rrenë e kulluar, kalkulim perfid e mashtrues politik!

Nëse është i dyshuar, ai ka mbetur i dyshuar. Aq më shumë nëse gjykata apo prokuroria nuk e ka përfunduar punën për shkak tē “heshtjes” së këshilluar. Rreziku për ta ftuar sërish, si “i dyshuar”, madje edhe si të akuzuar, mbetet aktual dhe i pashmangshëm. Prandaj kthimi në postin e dorëhequr pas kësaj loje mashtruese, është vetëm pangopshmëri me zhvatje të buxhetit të shtetit.

Haradinaj ka gënjyer me ftesën. Në asnjë rast dhe mënyrë nuk ka qenë i ftuar si i dyshuar! Një ftesë, nëse ka ekzistuar një e tillë, ajo nuk ka qenë si i dyshuar. Ai as e ka bërë dhe as nuk do ta bëjë kurrë transparente çështjen e ftesës. Pse?

Sepse në të vërtetë frika e rrëzimit të qeverisë nga vetë partnerët e koalicionit, që janë bashkuar me qëllim zhvatjeje, mashtrimi, korrupcioni, hajnie e krimi të organizuar institucional dhe në thelb ka tradhëtinë dhe mashtrimin, është arsyeja e dorëheqjes nga pozita e Kryeministrit dhe jo ftesa nga Haga. RRENË ME BRIRË!

#Poshtëzhbërësiteshtetitdhegënjeshtarët”, ka shkruar Kurteshi.

Ndryshe, Ramush Haradinaj, dorëheqjen nga pozita si kryeministër i Kosovës e kishte paraqitur për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë.

Jep dorëheqje Ramush Haradinaj, ftohet nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Jep dorëheqje Ramush Haradinaj, ftohet nga Gjykata Speciale

Ndërsa pas kthimit nga Haga, Haradinaj kishte thirrur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndonëse kjo mbledhje u kundërshtua nga përaqësues të pozitës dhe opozitës duke thënë se nuk ka legjitimitet që Haradinaj pas dorëheqjes të thërras mbledhjen.

Mirëpo pas kundërshtimeve të shumta, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai në një konferencë për media pati thënë se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të dijë se si vazhdon qeverisja më tej.

“Kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të di a nënkupton kjo dorëheqje edhe një kujdestari qeverisje pastaj, pra një vazhdim të një kujdestarie qeverisëse. Edhe pse zyra ligjore pranë kryeministrisë e ka vlerësuar kështu në bazë të praktikave, në bazë të interpretimeve të mëhershme, megjithatë për të qenë në anën e ligjit i kam dorëzuar Gjykatës Kushtetuese një kërkesë”, kishte thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori