LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e kryetarëve shihet si opsioni më i përshtatshëm për zgjedhjet në veri

Dorëheqja e kryetarëve shihet si opsioni më i përshtatshëm për zgjedhjet në veri

Kryetarët aktualë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duhet të japin dorëheqje. Ky është vlerësimi i analistëve në vend, si një nga zgjidhjet më praktike para caktimit të datës së zgjedhjeve në këto komuna. Ata vlerësojnë se procedura për organizim të peticionit është kosto e dyfishtë.

Ndonëse Udhëzimi administrativ që u mundëson qytetarëve të katër komunave në veri të Republikës, shkarkimin e kryetarëve përmes një peticioni, do duhej të ishte gati më 1 shtator, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.


Megjithatë javën e kaluar një draft i këtij udhëzimi është dalë për konsultim publik, për të cilin është thënë se ndodhet në fazën finale para miratimit.

Dokumenti, i cili mendohet se do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja në veri të vendit, parasheh format e shkarkimit të një kryetari të komunës përmes peticionit dhe përqindjen e nënshkruesve.

Për, politologun Fidan Ukaj, formën e shkarkimit të kryetarëve përmes peticionit e ka cilësuar si të gabuar, duke thënë se kërkesat e BE-së dhe SHBA-së në vazhdimësi kanë qenë caktimi sa më parë  i datës së zgjedhjeve në veri.

“Zgjidhja është takimi me kryetarët e atyre komunave, shtyrja në dorëheqje dhe caktimi i datës së zgjedhjeve”,  deklaroi për RTK-në politologu Fidan Ukaj.

Analisti Gazmir Rraci thotë se Qeveria po i zbaton të gjitha ujditë që kanë dalë nga takimi i Bratislavës.

“Nëse është në kuadër të ligjeve, ato mund të organizohen natyrisht qeveria e ka për detyrë me gjet zgjidhje ligjore konform kushtetutës, por me rëndësi është që Kosova ka pranuar zotimet e Bratislavës dhe shumicën e pikave është duke i zbatuar”, tha Rraci.

Ndërkohë, në  Institutin Demokratik të Kosovës thonë se shkuarja në zgjedhje përmes peticionit, do të kishte kosto të dyfishtë për vendin.

“Ofrim i dorëheqjeve do t’i ofronte qytetarëve që të shprehin vullnetin i tyre… ndërsa aktualisht fokusi institucional është tek metoda me peticion, e cila do të ketë kosto të dyfishtë për shkak se do të organizohen dy procese zgjedhore, dhe Kosova nuk do të arrijë ta përmbyllë procesin brenda afatin kohor siç është zotuar në kuadër të procesit të dialogut në Bratislavë”, tha Eugen Cakolli nga KDI.

Njëra prej kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar është mbajta sa më parë e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori