Portieri i Manchester City, Gianluigi Donnarumma, është në prag të vendosjes së një rekordi në Ligën Premier , pasi mori kartonin e tij të katërt të verdhë në vetëm dhjetë ndeshje gjatë fundjavës.

Reprezentuesi italian u ndëshkua për shkak të protestave të tij ndaj gjyqtarit në fitoren 3-2 ndaj Leeds, duke regjistruar kartonin e tretë për ndërhyrje dhe të katërtin për vonesë në lojë.


Ai është vetëm një karton i verdhë larg të bëhet portieri i parë në historinë e Ligës Premier që merr pezullim për pesë kartonë të verdhë.

Për të shmangur këtë rekord të padëshiruar, Donnarumma nuk mund të marrë karton të verdhë për gjashtë ndeshjet e ardhshme, ose deri në gjysmën e sezonit, kur do të ndërpritet pezullimi për kartonët e akumuluar.

Trajneri Pep Guardiola e mbështeti portierin e tij, duke theksuar se besonte se ai do të përshtatej me gjyqtarët anglezë.

Edhe pse nuk ishte në humor për të folur gjatë konferencës për shtyp, Guardiola tha se 26-vjeçari është mjaftueshëm i rritur për ta kuptuar vetë sjelljen e tij.

Ish-portieri i Milan dhe PSG, Donnarumma ka mbrojtur për Cityn në 14 ndeshje deri më tani, duke pësuar 11 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur gjashtë herë. /Telegrafi/

telegrafi sport app