Donna Dafi ka ndezur rrjetin me paralajmërimin e projektit të saj më të ri.

Artistja ka bërë të ditur se gjatë muajit mars do të publikojë videoklipin “Touch Me Like That”, duke rritur menjëherë temperaturat mes fansave.


Ajo nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth produksionit apo vendit të xhirimit të videoklipit. Megjithëse ka zgjedhur të mbajë gjithçka enigmatike, ky paralajmërim ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë me komente dhe pritshmëri të larta për projektin e ri.

Nuk dihet ende se me cilën shtëpi produksioni ka bashkëpunuar apo ku është realizuar videoklipi, por duke njohur stilin provokues dhe energjik të Donnës, pritet që “Touch Me Like That” të vijë si një hit i padiskutueshëm i sezonit pranveror.

A do të jetë kjo kënga që do të dominojë klubet dhe toplistat? Mbetet të shihet pas 10 ditësh, kur Donna Dafi të zbulojë të plotë projektin që tashmë ka vënë në lëvizje rrjetin. /Telegrafi/