LAJMI I FUNDIT:

Donika Kadaj abstenoi gjatë votimit të Qeverisë Hoti, Haradinaj thotë se nuk ishte në dijeni

Donika Kadaj abstenoi gjatë votimit të Qeverisë Hoti, Haradinaj thotë se nuk ishte në dijeni

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka abstenuar sot gjatë votimit të Qeverisë Hoti dhe për këtë veprim të saj, lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur informacione.

Kreu i AAK-së, u pyet nëse deputetja Kadaj-Bujupi kishte kërkuar ndonjë post në qeveri në këmbim të votës së saj, por ai e mohoi një gjë të tillë.


“Jo, nuk ka kërkuar asgjë. Të them të drejtën, nuk e kemi ditur se do të kemi abstenim në një votë nga grupi ynë, mund ta pyesni atë kur ta takoni se pse nuk ka votu”, tha Haradinaj.

Votohet Qeveria, Avdullah Hoti kryeministër
Lexo po ashtu Votohet Qeveria, Avdullah Hoti kryeministër

Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë. /Telegrafi/