LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump konfirmon tërheqjen nga sanksionet e reja tregtare ndaj Kinës

Donald Trump konfirmon tërheqjen nga sanksionet e reja tregtare ndaj Kinës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump duke folur në Samitin e G20-së në Osaka të Japonisë | Tomohiro Ohsumi/Getty Images/Guliver

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se bisedimet për tregti me liderin e Kinës, Xi Jinping, kanë shkuar “më mirë se që është pritur”.

Trump premtoi një pauzë për vendosjen e sanksioneve të reja për të lejuar vazhdimin e negociatave.


“Nuk e kam me nguti, por gjërat po duhen shumë mirë”, tha Trump në Twitter, pas takimit në samitin G20-së në Osaka të Japonisë.

Ai më herët e kishte quajtur takimin “të shkëlqyer” dhe tha se jemi sërish në vijë.

“Do t’i vazhdojmë negociatat”, kishte thënë ai.

Në postimin e tij, Trump tha se Kina është pajtuar të blejë “produkte bujqësore nga fermerët tanë të shkëlqyeshëm”.

Ministria e Jashtme e Kinës ka cituar liderin Xi duke i thënë Presidentit Trump se ka shpresuar që kompanitë kineze do të trajtohen mirë.

“Kina është e gatshëm për të vazhduar negociatat me SHBA-në, por negociatat duhet të jenë të barabarta dhe të shfaqin respekt të dyanshëm.

Donald Trump i lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawein
Lexo po ashtu Donald Trump i lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawein

I pari i Shtëpisë së Bardhë për një kohë të gjatë është ankuar lidhur me praktikat tregtare të Kinës dhe administrata amerikane po kërkon ndryshime nga Kina, sa i përket vjedhjes së pronës intelektuale amerikane dhe eliminimin e barrierave, që firmat amerikane dhe kompanitë e tjera të huaja, përballen në tregun e Kinës.

Pekini thotë se Uashingtoni po bën kërkesa të paarsyeshme dhe se duhet të bëjë lëshime.

Trump, i dha Huaweit një “mundësi” shpëtimi pasi tha se kompanitë amerikane do të lejohen përsëri të bëjnë biznes me gjigantin kinez pas një muaji paqartësi.

Muajin e kaluar Administrata Trump e vendosi Huawein dhe 70 njësi të kompanisë në listën e zezë duke ja ndaluar kompanive amerikane të bëjnë biznes me ta. /Telegrafi/