LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump është nën hetime për shkelje të Aktit të Spiunazhit

Donald Trump është nën hetime për shkelje të Aktit të Spiunazhit

Donald Trump është nën hetim penal për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit dhe statuteve shtesë në lidhje me pengimin e drejtësisë dhe shkatërrimin e të dhënave të qeverisë federale, zbuluan të dhënat nga një urdhër kontrolli në rezidencën e ish-presidentit amerikan.

Urdhri i kontrollit, përmbajtja e të cilit është konfirmuar nga cnn, tregon se FBI-ja kërkoi prova nëse keqpërdorimi i dokumenteve të klasifikuara nga Trump, duke përfshirë disa të klasifikuara si top sekret, shkeli tre ligje penale.


Më e rëndësishmja, një urdhër kërkimi i lëshuar nga gjykatësi i magjistraturës amerikane, Bruce Reinhart dhe i miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland autorizoi agjentët e FBI-së për të sekuestruar materiale që mund të përbënin provë se Trump shkeli Aktin e spiunazhit nën 18 USC 793 dhe Pengimin, nën 18 USC 1519.

FBI gjen 11 komplete të dokumenteve sekrete në vilën e Trumpit – disa konsiderohen me nivelin më të lartë të sekretit
Lexo po ashtu FBI gjen 11 komplete të dokumenteve sekrete në vilën e Trumpit – disa konsiderohen me nivelin më të lartë të sekretit

Agjentët e FBI-së gjetën dokumente të klasifikuara të shënuara si top sekret kur kontrolluan rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago të hënën.

Agjentët federalë sekuestruan një sërë dokumentesh “Top Secret/SCI”, niveli më i lartë i sekretit, në pronë.

Agjentët gjetën gjithashtu katër grupe dokumentesh sekrete të nivelit më të ulët, tre grupe dokumentesh “sekret” dhe tre grupe dokumentesh “konfidenciale” – niveli më i ulët i sekretit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori