LAJMI I FUNDIT:

Donacion për vërshimet nga Çekia dhe Rumania

Donacion për vërshimet nga Çekia dhe Rumania

Dhjetë makineri për tharrjen e mureve dhe hapësirave të lagështa në komunën e Gazi Babës do t’i dhurojë sot Klubi i miqve nga Çekia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Makineritë janë ndihmë për aktivitetet për sanimin e pasojave nga vërshimet të cilat e përfshinë komunën e Gazi Babës.


Donacionin e kryetarit të komunës Toni Trajkovski, do t’ia dorëzojë kryetari i Klubit çek, Jiri Barton.

Në dorëzimin e donacionit në parkun e Hasanbegut është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesit të Ambasadës së Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, Jozef Brozh dhe drejtori i shkollës së mesme hotelierike ‘Lazar Tanev’, Zoran Nikollovski, i cili ka bashkëpunim me Klubin e miqve të Maqedonisë nga Republika e Çekisë.

Përmes mekanizmit për mbrojtje civile sot pritet të mbërrijë edhe një donacion nga Republika e Rumanisë për vërshimet në Shkup dhe Tetovë.

Poashtu në Maqedoni përmes Mekanizmit për mbrojtje civile mbërritën donacione nga Greqia, Austria, Hungaria, Bullgaria dhe Holanda.

/Telegrafi/