LAJMI I FUNDIT:
Peja 3° lightsleet

Donacion nga KFOR-i për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë me vlerë 30 mijë euro

Donacion nga KFOR-i për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë me vlerë 30 mijë euro

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Agron Bacaj, dhe drejtorin e QKMF-së, Gazmend Bojaj, kanë pranuar donacionin e radhës me pajisje mjekësore në vlerë prej 30 mijë euro nga KFOR-i.

Këto pajisjet mjekësore do të vihen në përdorim nga stafi mjekësor në QKMF, QMF dhe AMF dhe do të shërbejnë për të rritur cilësinë e shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Donacion i dhuruar nga KFOR-i për QKMF në Klinë/ Foto nga komuna e Klinës, facebook

Kryetari Elezaj ka falenderuar kolonelin Giuseppe Garagliano dhe përfaqësuesit e KFOR-it, të cilët, përveç kontributit në fushën e sigurisë, po ndihmojnë edhe sektorin e shëndetësisë primare, duke bërë donacione të tilla në mënyrë të vazhdueshme.


Donacion i dhuruar nga KFOR-i për QKMF në Klinë/ Foto nga komuna e Klinës, facebook

“Bashkëpunimi i mirë e korrekt që kemi treguar me institucione e organizata të ndryshme ka dhënë rezultatet e veta, duke bërë që komuna e Klinës në vazhdimësi të përfitojë donacione të rëndësishme. Ne me donatorë jemi në diskutime të vazhdueshme për investime të reja në pajisje mjekësore, shtimin e shërbimeve të tjera dhe për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së tyre. Shëndetësia është një prej sektorëve kryesorë në fokus”, ka thënë kryetari Elezaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
LVV e PDK

LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori