LAJMI I FUNDIT:

Don Mikel Sopi tregon se si i shpëtoi familjarët e të masakruarve të Mejës

Don Mikel Sopi tregon se si i shpëtoi familjarët e të masakruarve të Mejës

Don Mikel Sopi, si i ftuari i radhës i Kojshia Show në RTV21, ka folur rreth përjetimeve gjatë luftës së vitit 1999, kur forcat serbe kishin kryer masakra në rrethin e qytetit të Gjakovës.

Famulltari kishte shërbyer në rrethinën e Gjakovës, ku kishte ndihmuar dhe strehuar familjarët e të masakruarve dhe të vrarëve në luftë.


Ai ka treguar një rast kur kishte shpëtuar shumë pjesëtar të familjar të të masakruarve të Mejës, transmeton Telegrafi.

“Kam qenë për specializim në Romë nga viti 1994-98, ku kohë pas kohe kam ardhur në Kosovë, por kam pasur probleme për me hy pasi mendonin se jam duke propaganduar atje për politikë. Një javë para luftës erdha dhe ishte në Bishtazhin të Gjakovës”, tha fillimisht ai.

“Më njoftuan se siguria ishte jo e qëndrueshme dhe një mik më informoi rreth saj. Vendosa që ta largoj personelin dhe mbeta vetë dhe kam qëndruar me popullin. Familjarët e të masakruarve të Mejës kanë qenë me mua dhe kam qëndruar me ata. Mund të them se kjo i ka shpëtuar ata”, tha Don Mikeli.

Kujtojmë se në masakrën e Mejës u vranë të paktën 377 civilëve shqiptarë të Kosovës, prej të cilëve 36 ishin nën 18 vjeç. Ajo u krye nga policia serbe dhe forcat e Ushtrisë Jugosllave në Operacionin e Rekës, i cili filloi pas vrasjes së gjashtë policëve serbë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ekzekutimet ndodhën më 27 Prill 1999 në fshatin Meja afër qytetit të Gjakovës, gjatë Luftës së Kosovës. Viktimat u tërhoqën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Meja dhe familjet e tyre u urdhëruan të vazhdonin për në Shqipëri.

Burrat dhe djemtë u ndanë dhe më pas u ekzekutuan nga rruga gjersa shumë prej trupave të viktimave u gjetën në varret masive të Batajnica. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ka dënuar disa gjeneralë të ushtrisë dhe policisë serbe për përfshirjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori