Kayleigh Greer Hertfordshire e Anglisë, që kaloi tri vite duke u ankuar për një dollap me sipërfaqe të kaltër që nuk i përshtatej me orenditë tjera të dhomës së gjumit, pas tri vitesh e kuptoi se është vetëm një mbështjellës mbrojtës – derisa dollapi kishte qenë gri gjatë tërë kohës.

Atë e kishte blerë gjatë verës së vitit 2016 dhe e përdorte për ta lënë televizorin, në dhomën që e ndanë bashkë me bashkëshortin Darren, transmeton Telegrafi.

Nëna e tre fëmijëve kishte kërkuar një tjetër dollap, meqenëse nuk i përshtatej me pjesën tjetër që është bardh dhe ngjyrë gri. Mirëpo, ky ishte i fundit dhe u detyrua ta blinte.

Dukja e tanishme e dollapit

“Kohë me parë, e vërejtëm një shirit ngjitës, por nuk e larguam. Një ditë kur po pastroja, vendosa ta largojë dhe aty u shfaq një ngjyrë tjetër” ka thënë Greer.

Largimi i mbështjellësit

Tani që e ke larguar tërë mbështjellësin, ajo pretendon se e ka një dollap të ri dhe fals, megjithëse kaloi kohë të gjatë me një tjetër të pa dëshiruar. /Telegrafi/