LAJMI I FUNDIT:

Doli nga shtypi libri “Gjurmë që (nuk) heshten”, i autorit Nikollë Berishaj

Doli nga shtypi libri “Gjurmë që (nuk) heshten”, i autorit Nikollë Berishaj

Shtëpia botuese “Art Club” në Ulqin ka nxjerr nga shtypi librin “Gjurmë që (nuk) heshtën”, të autorit Nikollë Berishaj.

Libri i autorit Nikollë Berishaj, “Gjurmë që (nuk) heshtën” ngërthen ese, studime e refleksione.


Ende me aromë të shtypshkronjës!

Doli nga shtypi libri im autorial me studime, refleksione, ese GJURMË QË (NUK) HESHTEN me parathënie të dr. Agron Tufës.

Botues: Art Club, Ulqin”, njofton autori në Facebook.

Nikollë Berishaj është shkrimtar, poet, përkthyes, eseist shqiptar nga Mali i Zi.

Ka lindur më 03. 12. 1958. në Tuz, Mali i Zi, ku edhe jeton e punon. Është laureat i çmimit më të lartë slloven për përkthimin e letërsisë – Çmimit Pretnar, krahas cilit jepet edhe titulli i nderit Ambasador i letërsisë dhe gjuhës sllovene dhe kulturave sllave (2013).

Ai ndër të tjera, ka përkthyer në gjuhën sllovene romanin “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë.

Është autor i “Sub rosa dictum”, poezi, Illyricum Tuz, 2001, “Kush e vrau (Besën) besën”, roman, Illyricumi Tuz, 2011, “Antologji e poezisë bashkëkohore sllovene”, Toena Tiranë, 2008, etj. /Telegrafi/