LAJMI I FUNDIT:

Dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën për shkollim, talebanët shpërndajnë protestueset me topa uji

Dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën për shkollim, talebanët shpërndajnë protestueset me topa uji

Dhjetëra vajza dhe gra, kryesisht studente, dolën në rrugët e qytetit perëndimor afgan të Heratit të dielën, për të protestuar kundër ndalimit të qeverisë talebane për arsimimin e grave.

Protestueset, të ndara në grupe më të vogla, bërtitën “arsimimi është e drejta jonë”, dhe u mblodhën para zyrës së guvernatorit të provincës, tha një nga pjesëmarrëset e protestës për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.


Forcat talebane u përpoqën t’i shpërndanin me topa uji dhe shkopinj, tha një tjetër protestues, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një kamion të zjarrfikësve duke i ‘larë’ protestueset me ujë, i cili duket se është përzier me disa kimikate.

Vendimi i talebanëve për të ndaluar vajzat dhe gratë të ndjekin mësimin në shkolla ​​dhe universitete, ka nxitur kritika të forta ndërkombëtare.

Ministri i Arsimit i talebanëve, tha se ndalimi i shkollimit universitar të grave ishte vendosur për faktin se studentet nuk respektonin kodet strikte të veshjes, ndiqnin leksionet pa të afërm meshkuj dhe përziheshin me studentë.

Gratë dhe vajzat janë përjashtuar kryesisht nga jeta publike, që kur talebanët morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Të shtunën, Ministria e Ekonomisë urdhëroi të gjitha organizatat joqeveritare vendore dhe të huaja, që t’i ndalojnë punonjëset e tyre femra të vijnë në punë, që është një shembull tjetër i shtypjes së lirive të grave në atë vend.

Punonjëset nuk lejohen të punojnë deri në njoftimin e dytë, për shkak se disa prej tyre nuk respektuan rregullat e qeverisë në lidhje me mbajtjen e hixhabit, një shami që mbulon flokët dhe qafën, të cilën gratë duhet ta mbajnë në publik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha të shtunën se ishte “thellësisht i shqetësuar” se ndalimi i talebanëve për gratë që të bëjnë punë humanitare në Afganistan, do të rrezikonte ndihmën jetike që shpëton miliona jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori