LAJMI I FUNDIT:

Dokumentari “Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë”, në kujtim të Riza Llukës (Video)

Dokumentari “Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë”, në kujtim të Riza Llukës (Video)

Gazetari RTVDukagjini, Fitim Behluli, ka publikuar dokumentarin në kujtim të datës 23 Mars 1989 – Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë.

Behluli këtë dokumentar ia ka kushtuar kësaj ngjarjeje dhe ish – drejtorit të tij të parë, Riza Lluka në RTV Dukagjini.


Ai në këtë dokumentar tregon se si me datën 23 Mars 1989, Riza Lluka me 9 delegatë të tjerë, nga gjithsejtë 190 sa ishin në sallë (në mesin e tyre edhe shumë të paftuar), në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, me gishtërinjtë kundër suprimimit të autonomisë së atëhershme të Kosovës, do të trandnin Jugosllavinë, themelet e së cilës ishin lëkundur veç, ditë më parë, të të njëjtit vit, nga galeria e nëntokës në ‘Trepçë’

“Nuk duhet të harrojmë vitin ’81, kur tërë studentët dhe rinia u ngritë në këmbë dhe praktikisht mund të thuhet se Kosova filloi ta rrënoj komunizmin. Kosova e afirmojë këtë çështje, pakënaqësinë e atij sistemi monist. Por pas vitit ’81, filluan ngjarjet të acarohen, gjithnjë e më tepër, mandej filluan diferencimet e ndryshme, pastaj ishte një periudhë shumë e vështirë, sidomos kur marrim parasysh se ne në një periudhë të caktuar kemi pasur një liberalizim, një mundësi të mësohet, të studiohet, mirëpo ato më vonë u keqësuan” ka thënë Riza Lluka në këtë dokumentar.

Lluka tregonte se çka kishte ndodhur pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet dhe se cilat ishin momentet kritike të asaj kohe.

“Në ato ditë, sidomos viti 1988 u ngritë e tërë popullata, mbi 300 mijë qytetarë nga tërë Kosova shkuan në Prishtinë, që ta ruajnë atë autonomi të atëhershme, sepse e vetja formë për t’i ruajtur të drejtat tona në atë periudhë. Mirëpo, të gjithë ishin për ta mbrojtur autonominë e Kosovës” ka rrëfyer Lluka.

Kujtesë, 29-vjetori i suprimimit të autonomisë: Burri që pati guximin t'i kundërvihet padrejtësisë
Lexo po ashtu Kujtesë, 29-vjetori i suprimimit të autonomisë: Burri që pati guximin t'i kundërvihet padrejtësisë

Riza Lluka gjatë tërë jetës së tij u dallua si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe si politikan aktiv.

I lindur në vitin 1943, ishte Inxhinier i Ndërtimtarisë, delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990, dhe Anëtar e Kryetar i Këshillit për Urbanizëm dhe Punë Komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës.

Lluka njihet dhe si kundërshtar i amendamenteve të Republikës së Serbisë me të cilat shuhej autonomia e atëhershme e ish-KSAK-së, duke votuar kundër këtyre ndryshimeve në vitin 1989.

Ai u angazhua në veçanti për aktivizimin e tërë potencialeve ekzistuese të Kosovës.

I ndjeri Riza Lluka deri në ditët e fundit të jetës ishte në krye të RTV “Dukagjinit” në detyrën e drejtorit, ndërsa shquhej edhe për veprimtaritë e shumta humanitare.

Ky dokumentar është montuar nga Arbër Sapunxhiu ndërsa është përdorur arkivi personal i të ndjerit dhe arkivi i kohës nga TV Dukagjini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori