Doganat e Maqedonisë shënojnë ulje të dërgesave nga Kina për shkak të coronavirusit
Drejtoritë doganore të Ballkanit Perëndimor në takimin e sotëm në Ohër informuan se po ulet numri i dërgesave që vijnë nga Kina. Shkaku është coronavirusi. Kreu i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, Gjoko Tanasoski, për Alsat tha se këto ditë mbërrijnë dërgesa nga Kina, të cilat janë porositur para dy apo tre muajve. Pritjet janë që në periudhën e ardhshme numri i dërgesave që kryesisht porositen përmes internetit të jetë më i vogël.
“Gjithsesi se ka ulje të caktuar të numrit të dërgesave. Kjo nuk është për shkak të pranisë së coronavirusit në Ballkan, por sepse vetë ai ka shpërthyer në Kinë, ndërsa shumica e dërgesave elektronike vijnë nga Kina dhe kjo ndoshta është për shkak të dërgesës së ngadalësuar të tyre për blerësit”, deklaroi Gjoko Tanaskoski, drejtor i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë.
Dogana jonë do t’i ndjekë udhëzimet e Shtabit të Krizave dhe deri atëherë do të zbatojë kontrolle të shtuara. Ndërsa, përderisa drejtoritë doganore debatuan edhe për tema të ndryshme të bashkëpunimit të përbashkët, nga Shoqata e Hoteleve të Maqedonisë në Ohër thanë se rreth 300 turistë nga Greqia të cilët janë paraqitur për këtë fundjavë e kanë anuluar ardhjen e tyre në qytet për shkak të coronavirusit.
Deri më tani vlerësohet se janë anuluar rreth 20% të aranzhmaneve. Frika dhe dilemat kryesore janë nëse trend i tillë negativ do të vazhdojë gjatë sezonit kryesor veror./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve – flet stomatologu Hoxha
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë