LAJMI I FUNDIT:

Dogana tejkalon projeksionin e të hyrave

Dogana tejkalon projeksionin e të hyrave

Nga Dogana e Kosovës thonë se krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017, në periudha të njëjta kohore, tregon që ka një rritje prej 5.2 për qind më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 35 milionë euro më shumë.

Sipas Doganës, gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 678.3 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 713.5 milionë euro.


Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.