LAJMI I FUNDIT:

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Merdar – kap armë e pajisje ushtarake në dy autobusë nga Austria dhe Italia

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Merdar – kap armë e pajisje ushtarake në dy autobusë nga Austria dhe Italia

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar ka zbuluar dy raste të tentimit të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake, në Merdar, pikë kalimin kufitar me Serbinë.

“Zyrtarët kanë arritur të zbulojnë rastet falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia. Në të dyja rastet zyrtarët kanë aplikuar kontrollat me skaner ku edhe janë identifikuar armët në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftimin e Doganës.


Policia kap pajisje të dyshuara ushtarake në autobusin me targa të huaja në Merdar
Lexo po ashtu Policia kap pajisje të dyshuara ushtarake në autobusin me targa të huaja në Merdar

Pas zbulimit, konform kompetencës ligjore, rastet i janë kaluar Policisë Kufitare për procedim penal ndaj personave përgjegjës.

“Tani që frekuentimi i vendkalimeve kufitare është shumë i lartë, zyrtarët doganor janë vënë në shërbim të qytetarëve tanë nga diaspora dhe njëherit janë të përkushtuar të zbatojnë kontrolla të shënjestruara, për të parandaluar keqpërdorimet e ngarkesës në vendkalime nga persona të prirë në kriminalitet”, thuhet tutje në njoftim.

Dogana e Kosovës ka theksuar se ky është balanci që synon të mirëmbajë gjatë zbatimit të misionit të saj- kalim të lehtësuar por të sigurt të kufirit shtetërorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori