LAJMI I FUNDIT:

Dogana parandaloi futjen e dy milionë eurove fals (Video)

Dogana parandaloi futjen e dy milionë eurove fals (Video)

Për gjashtë muaj, Dogana e Kosovës ka arritur të grumbullojë mbi 491 milionë euro, duke tejkaluar projeksionin e Qeverisë për 0.1 për qind.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe Dogana ka parandaluar për herë të parë futjen në Kosovë një sasi prej dy milionë eurove para fals.


Kështu ka thënë drejtori i Doganës, Bahri Berisha, në një intervistë për KosovaPress.

Ai tha se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit , (MSA) dhe lirimet doganore për import të produkteve për prodhim kanë pasur ndikim në buxhet me mbi 27 milionë euro. Ndërkaq, shtoi se në këtë gjashtëmujor kanë vendosur rreth 100 gjoba tek pikat e bastoreve – që është një rritje e gjobave për rreth 100 për qind krahasuar me periudhën e njëjta të vitit të kaluar që ka qenë rreth 59 raste.

Ai po ashtu tha se ka rënieje të ankesave nga bizneset në raport me Doganën.

“Krahasuar me vitin paraprak, kemi 20 për qind më pak ankesa”, ka thënë Berisha.