LAJMI I FUNDIT:

Dogana konfiskon një sasi të barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia

Dogana konfiskon një sasi të barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia

Dogana e Kosovës njoftoi të martën se në Regjionin e Prishtinës ka ndaluar një automjet të dyshuar.

Sipas njoftimit, në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.


Mallrat e kontrabanduara bëhet e ditur se janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvajtje kanë filluar.

“Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet tutje në komunikatën për media. /Telegrafi/