Njësitë e Doganës së Republikës së Kosovës, sot në fshatin Uglare të Fushë Kosovës, në një  shitore kanë kapur 600 litra pije alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Gjatë patrullimeve rutinore të njësive të Doganës, janë hasur një masë e madhe e produkteve me origjinë nga Serbia, për të cilat pronari i lokalit nuk posedonte dokumentacionin e importit.

“Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në shitore dhe depon e tij ngjitur me shitoren. Gjatë kontrollit të hapësirave te ndryshme te lokalit janë gjetur sasi të konsiderueshme te pijeve alkoolike. Pas kontrollimit janë gjetur rreth 600 litra pije alkoolike”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Reklama

Malli i cili ishte pa dokumentacion, të cilin  e kërkuan zyrtarët që po bënin kontroll është konfiskuar, ndërsa sipas njoftimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Reklama