LAJMI I FUNDIT:

Dogana inkason 3.7 milionë euro nga lojërat fatit

Dogana inkason 3.7 milionë euro nga lojërat fatit

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e Doganës së Kosovës që nga fillimi i vitit kanë rritur kontrollet duke rritur numrin e zbulimeve të aktiviteteve ilegale për 47% më shumë se vitin e kaluar.

“Si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara dhe rritjen e zbulimeve, kundërvajtje doganore tek lojërat e fatitderi tani kanë arritur ne 75 raste, apo 47% me shumë se tremujori i 2017 kurse kemi pasur edhe një mori aparate të konfiskuara, respektivisht 129 copë,apo 69% me shume se në 2017. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pajisje të tjera si shtëpiza, printer, TV apo 132 copë, pra 59% me shumë se 2017”, njofton Dogana.


Rritja e aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të konfiskuara në154,700.35 euro si dhe të aktvendimet me gjobë për kompanitë që operojnë me baste pa licencë në 39 raste ku vlera e gjobave te shqiptuara ka arritur në 65,552.00 euro.

“Pra ulja e aktiviteteve ilegale si rezultat i punës së doganës ka ndikuar që bizneset legjitime të kësaj fushe të rrisin pagesat e taksave për 49% pra kemi të inkasuar 3,7 milionë euro nga ky sektor”, ka bërë të ditur Dogana. /Telegrafi/