Më në fund Dogana e Kosovës ka filluar aplikimin e vendimin për masa mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina. Aplikimi i vendimit nga Dogana ka ndodhur pasi një vendim për masa mbrojtëse është marr martën edhe në mbledhjen Qeverisë së Kosovës.
Aplikimin e vendimit për masa mbrojtëse për qumështin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Pas marrjes së vendimit edhe nga Qeveria e Kosovës, për masa mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina, Dogana e Kosovës, ka filluar aplikimin e tij, që nga e mërkura”, ka konfirmuar Stavileci.
Sipas statistikave Kosova brenda një vitit importon rreth 9 milionë litra qumësht nga Bosnja e Hercegovina në vlerë rreth 6 milionë euro. Vetëm në gashtë mujorin e parë të këtij viti, nga Bosnja e Hercegovina janë importuar 4 milionë e 400 mijë litra qumësht në vlerë prej 2 milionë e 500 mijë euro.
Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se vendimi për masa mbrojtëse për qumështin, do të filloi të aplikohet menjëherë. “Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masa të përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve vendore dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Vendimet do të fillojnë së aplikuari nga dita e miratimit të tyre nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për media.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, ka thënë se me marrjen e vendimit nga Qeveria e Kosovës, do të mbrohen prodhuesit e vendit.
“Prodhuesit e qumështit dhe kultivuesit e pemëve dhe perimeve më nuk do të shqetësohen nga konkurrenca e padrejtë që u bëhet nga importi. Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u dha drita jeshile që dy vendimet për masat mbrojtëse për qumështin që importohet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe për pemët dhe perimet që hyjnë në Kosovë, nga e mërkura të zbatohen nga Dogana e Kosovës”, ka thënë Bajrami.
Ai ka siguruar prodhuesit vendor, se do t’i mbrojmë në çdo rast këta prodhues sipas ligjit. “Të dashur qytetarë ndihmojeni edhe ju Kosovën, ndihmoni prodhuesit vendor. Sepse duke u dhënë përparësi prodhimeve tona ne ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës”, ka thënë ministri i MTI-së, Bajram Hasani.
Ndërkaq qumështarë dhe drejtues të shoqatave të qumështarëve kanë thënë se industria e qumështit vendorë është duke u rrezikuar nga qumështi i importuar pasi që shpesh sipas tyre është shitur nën koston e tregut.
Kurse, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kishte njoftuar më 16 prill, se vendimi për masa mbrojtëse për qumështin është bazuar në kompetencat ligjore në pajtim me nenin 1 dhe paragrafin 1, të nenit 2, të Ligjit nr. 041/L-047, si dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së CEFTA-s.
“Vendimi ka ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit”, kishte njoftuar MTI.
Siç parashihet në nenin 8 të Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, ka bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se rritja e importit, si dhe kushtet në të cilat kryhet ky import, kërcënon që t’u shkaktojë, sipas MTI-së dëme serioze prodhuesve vendorë të produkteve të ngjashme.
Masat mbrojtëse sipas vendimit të MTI-së prekin mijëra prodhues dhe përpunues të qumështit që operojnë në tregun e Kosovës. “Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 e deri 250 lopë dhe mbi 30 përpunues të qumështit”, theksonte njoftimi i MTI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?