LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbi 18 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës

Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbi 18 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës

Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Kosovës.


“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18,250 euro të padeklaruara”, deklaron Dogana.

Pala përgjegjëse është gjobitur me 25 për qind të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-së, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore. /Telegrafi/