LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdori detyrën, Dogana e Kosovës largon nga puna një zyrtar

Keqpërdori detyrën, Dogana e Kosovës largon nga puna një zyrtar

Dogana e Kosovës njofton se ka marr vendim për largim nga puna të një zyrtari.

Sipas njoftimit, ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik”, thuhet në njoftim.

Në fund, Dogana thotë se është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës. /Telegrafi/