LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës: Konfiskohen mbi 70 mijë euro mallra, arrestohen tre të dyshuar

Dogana e Kosovës: Konfiskohen mbi 70 mijë euro mallra, arrestohen tre të dyshuar

Dogana e Kosovës njofton se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellëse.

Pas hetimit disa mujor janë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.


Me këtë rast është gjetur mall i ndryshëm – telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore – pa origjinë, pra është kontrabanduar.

Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor jane 21,509.41 euro.

Me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar. /Telegrafi/