LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës: Deri më tani janë realizuar 700 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës: Deri më tani janë realizuar 700 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovë njofton se deri më tani ka arritur t’i mbledh 700 milionë euro.

Sipas Doganës, kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave, duke pasur rritje për rreth 30 për qind nga viti i kaluar.


“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30 për qind më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/