LAJMI I FUNDIT:

Dogana del me sqarim për terminalin doganor në Pejë

Dogana del me sqarim për terminalin doganor në Pejë

Dogana e Kosovws ka dal me sqarim lidhur me terminalin në Pejë.

Sipas njoftimit, pas skadimit të licencës për operim Dogana ka dakorduar kushtet me operatorin për të marr në operim të përkohshëm këtë terminal.


“Nga fillimi i operimit të këtij aranzhimi, do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi që si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane”, njofton Dogana.

“Dogana ka identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershme dhe për këtë qëllim ka bashkëpunuar me Komunën e Pejës, andaj jemi në pritje për një zgjidhje afatgjate pa cenuar vijimësinë e ofrimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe qytetarëve të afërsisë territoriale të Pejës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/