LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë

Dodik: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë

Anëtari i Presidencës serbe Milorad Dodik në një konferencë me gazetarë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit të tyre, ka thënë se në të gjitha bisedimet, që u mbajtën në Bruksel nga anëtarët e Presidencës së BeH, është thënë thënë që duhet të shmanget mundësia që përfundimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndikojë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Të gjitha bisedimet kanë shkuar në drejtimin që të shmanget qasja që çështja e Kosovës të ndikojë në zgjidhjen e problemeve në Bosnjë e Hercegovinë“, ka thënë Dodik, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Ai tha se kolegët e tij në presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë një qasje të ndryshme ndaj problemit të Kosovës prej tij, duke shtuar se pozicioni i tij është se ky proces duhet të ketë parasysh qëndrimin e Serbisë.

“Duke vënë re se ekzistojnë presione, të jashtme dhe të brendshme, për destabilizimin e pozicionit negociator të Serbisë, u bëj thirrje të gjithëve që të largohen nga çështjet e politikës ditore, t’i përkushtohemi kësaj çështjeje me rëndësi strategjike dhe të forcojmë pozitën negociuese të ekipit serb”, citohet të ketë thënë tutje Dodik.

Madje, sipas tij, Serbia është faktori më i rëndësishëm i stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në rajon, duke shtuar se të gjithë në Bosnje dhe Herzegovinë duhet ta kuptojnë këtë.

Dodik ka thënë gjithashtu se bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Republikës Serbe nuk ka qenë kurrë më mirë, siç ka thënë ai “në sajë të angazhimit të vazhdueshëm të Qeverisë Vuçiq dhe Serbisë”, dhe ka shtuar se nuk ka asnjë komunë në Republikën Serbe ku nuk janë investuar fonde nga buxheti i Serbisë. /Telegrafi/