LAJMI I FUNDIT:

Doda, Vokrrit: A do ta ndalojë copa e letrës shkodranin dhe pejanin të vishet kuq e zi?

Doda, Vokrrit: A do ta ndalojë copa e letrës shkodranin dhe pejanin të vishet kuq e zi?

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, nga salla e Kuvendit ka sulmuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sipas Dodës, Vokrri u ka ndaluar tifozëve simbolet kombëtare shqiptare në ndeshjen Kosovë­ Kroaci, duke u fshehur pas burokracive të UEFA-­s, shkruan gazeta Shekulli.


“Sot, në mbrëmje në Shkodër Kosova do të luajë futboll me Kroacinë dhe Fadil Vokrri ka ndaluar simbolet kombëtare, duke u fshehur pas burokracive të UEFA­s. Po pse more zotëri, copa e letrës do e ndalojë shkodranin dhe pejanin të vishet kuq e zi? Natyrisht që jo. Por ky soj udhëheqësi që ka në dorë politikat, jo vetëm sportive, dëshiron llokmën e vet të vogël, brenda sinorit të ndarjes, sesa atdheun e madh”, tha Doda.