LAJMI I FUNDIT:

Dobësohet dukshëm rimëkëmbja ekonomike e Kinës, papunësia e të rinjve arrin rekord të ri

Dobësohet dukshëm rimëkëmbja ekonomike e Kinës, papunësia e të rinjve arrin rekord të ri

Papunësia e të rinjve në Kinë ka arritur një rekord të ri të lartë pasi është lëkundur rimëkëmbja ekonomike e vendit pas pandemisë COVID-19.

Shkalla e papunësisë në grupmoshat 16-24 vjeç në zonat urbane muajin e kaluar u rrit në 21.3 për qind. Kjo vjen pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me vetëm 0.8 për qind në tremujorin e dytë deri në qershor nga 2.2 për qind në tre muajt e parë të 2023.


Analistët thonë se ritmi i dobët i rritjes ka rritur pritshmëritë që autoritetet mund të shpallin së shpejti masa të reja për të nxitur ekonominë.

Kërkesa botërore për mallrat kineze ka rënë ndjeshëm. Ka gjithashtu shqetësime për rritjen e borxhit të qeverisë vendore dhe tregut të banesave.

Gjermania do të reduktojë varësinë e saj ekonomike nga Kina
Lexo po ashtu Gjermania do të reduktojë varësinë e saj ekonomike nga Kina

Punësimi i të rinjve po vëzhgohet nga afër nga ekonomistët pasi një rekord prej 11.58 milionë të diplomuarve nga universiteti pritet të hyjnë në tregun kinez të punës këtë vit.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë urbanë është duke u rritur prej disa muajsh. Kjo është për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë edhe një mospërputhje të asaj që të diplomuarit janë trajnuar për të bërë dhe punëve që janë të disponueshme aktualisht.

Autoritetet kineze kanë pranuar se papunësia e të rinjve ndoshta do të vazhdojë të rritet në muajt e ardhshëm, përpara se të arrijë kulmin rreth gushtit.

Kina filloi të publikojë shifrat e papunësisë tek të rinjtë në vitin 2018. Megjithatë, aktualisht nuk publikon të dhëna për statusin e punësimit të të rinjve në zonat rurale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori